In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

​Facebook ndalon reklamat kundër vaksinimit

me 15 Tetor 2020 ora 16:24

U Kopjua

Facebook do të fillojë të ndalojë reklamat që pengojnë njerëzit të vaksinohen, njoftoi sot rrjeti social dhe gjithashtu njoftoi një fushatë të re informacioni rreth vaksinës së gripit.

Kompania sqaroi, megjithatë, se reklamat për ligjin ose kundër politikave të vaksinave qeveritare, përfshirë vaksinën antiCOVID-19, do të lejohen ende.

Sipas rregullave të kompanisë, reklamat me informacion të pasaktë në lidhje me vaksinën do të ndalohen, por reklamat që shprehin kundërshtimin e vaksinave do të lejohen vetëm nëse ato nuk përmbajnë pretendime të rreme.

Facebook me politikën e re të vet do të fillojë javën e ardhshme, pasi që ndodhet nën presion të madh nga politikanët dhe autoritetet shëndetësore që, në një kohë kur po prodhohen më shumë vaksina antiCOVID-19, të ndalojë çdo përmbajtje që shpreh kundërshtim ndaj vaksinimit.