In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

me 23 Shtator 2020 ora 09:17

U Kopjua

Babai i Agon Musliut dje akuzoi Vetëvendosjen për vdekjen e djalit të tij, sot Arben Vitia raporton në Komision Hetimor

Ish-ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet sot të raportoi para deputetëve të komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë bashkë me ish- zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Izet Sadiku.


Ditën e djeshme në këtë komision u raportua edhe për vdekjen e Agon Musliut i cili vdiq në Qendrën e Studentëve e cila ishte kthyer në karantinë në pandemi për gjithë ata që ktheheshin nga shtetet tjera.

Deputetët e këtij komisioni fillimisht morën në pyetje ish-menaxherin e karantinës, Valdet Hashani i cili gjatë intervistimit tha se asnjë qytetar i pranuar në qendrën e karantinës nuk është liruar pa vlerësimin shëndetësor të ekipeve mjekësore, derisa ka shtuar edhe se me këtë rast tha se në vlerësimet mjekësore nuk ka pasur asnjë diagnozë për gjenden shëndetësore të të ndjerit, Agon Musliu.

Kujtojmë se dje Naim Musliu babai i të ndjerit i cili ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes se pse nuk e kanë ngritur zërin për djalin e tyre.