Sot shënohet 105-vjetori i lindjes së kompozitorit, Prenk Jakova.
U lind në Shkodër në vitin 1917 në një familje qytetare me prejardhje nga Gjakova, është i biri i Kolës së Dedë Jakovës.
Gjyshi i tij, Deda, kishte qenë shumë i dhënë pas muzikës dhe i binte klarinetës në Kolegjin “Saverian”.
I ati, Kola, ishte pjesëmarrës dhe organizator në frontin e Luftës së Koplikut, ndërkaq renka kishte edhe dy vëllezër, Dedën dhe Çeskun, përcjell Kosova.LIVE.
Vepra “Mrika” ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.
Opera e dytë e Prenk Jakovës, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në Tiranë, por kritika zyrtare mediokre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë.
Gjithsesi vepra “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” ishte shumë më solide se “Mrika” e cila vuante fatkeqësinë e subjektit dhe tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.
Ndryshe, Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë.