In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

12 finale – Ndeshjet e mbetura të Barcelonës dhe Real Madrid në La Liga

me 3 Mars 2020 ora 14:37

U Kopjua

Në fundjavë, Real Madrid mposhti Barcelonën për të dal e para në La Liga.

Real Madrid që është e para ka 56 pikë, kurse Barcelona ka 55 pikë, transmeton Kosova.LIVE

Deri në fund të ligës kanë mbetur edhe 12 ndeshje, që do të thotë se gara për të parin e Spanjës është ende e hapur.

Dy ekipet kanë edhe nga 6 ndeshje si vendas dhe 6 si mysafirë. Barcelona do të ketë ndeshje më të vështira.

Katalunasit duke filluar nga kjo fundjavë, do të takohen fillimisht me befasinë e këtij kampionati Real Sociedad, pastaj në javën e 30-të do të jetë mysafirë i Sevillas.

Në javën e 31-të e pret skuadrën e Athletic Bilbaos, dhe në të 32-tën i shkon Celta Vigos.

Pastaj në të 33-tën, e pret në ‘Camp Nou’ Atletico Madridin, kurse në të 34-tën është mysafirë i Villarreal.  Kurse në të 35-tën, në ‘Camp Nou’ e pret Espanjollin.  

Real Madrid ka mundësi ta humbas vendin e parë qysh në këtë fundjavë. Ata do të jenë mysaifrë i skuadrës së Real Betis.

Ndërsa në të 29-tën në ‘Santiago Bernabeu’ e pret Valencian, kurse në të 30-tën i shkon Real Sociedadit.

Pastaj në të 32-tën i shkon Espanjollit, kurse në javën e 33-tën do ta pres në ‘Santiago Bernabeu’ skuadrën e Getafes.

Në javën e 34-të, do të jetë mysafire e Athletic Bilbaos.  Ndërsa në javën e parafundit e pret në ‘Santiago Bernabeu’ ekipin e Villarreal.

Një gabim në këtë fazë do të ishte fatal për secilën skuadër.

No photo description available.