In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

124 persona mbesin të papunë në Federatën e Futbollit të Anglisë, shkaku i koronavirusit

me 29 Qershor 2020 ora 15:07

U Kopjua

Federata e Futbollit e Anglisë (FA) do t’i shkurtojë 124 vende pune për shkak të ndikimit të madh financiar të pandemisë koronavirus.

Shtëpia e futbollit anglez – e cila është organizatë jofitimprurëse – thotë se e parasheh një humbje të mundshme financiare hiç më pak se 300 milionë funte, transmeton Kosova.LIVE

Tetëdhjetë e dy anëtarë stafi do t’i humbin vendet e punës, ndërsa 42 vende të lira pune nuk do të plotësohen fare.

Shefi ekzekutiv i FA-së, Mark Bullingham, ka thënë se federata po përballet me një sfidë të madhe financiare.

“Mund të duket se futbolli e ka tejkaluar stuhinë meqë liga elitare e meshkujve është duke u zhvilluar përsëri”, tha Bullingham.

“Megjithatë, fatkeqësisht, muajt e fundit kanë pasur një ndikim të madh në FA dhe ne kemi humbur tejet shumë para të cilat nuk mund t’i rikthejmë kurrë. Ne, po ashtu, parashikojmë se shumë prej të hyrave tona në të ardhmen do të preken për një kohë të gjatë”, shtoi ai.