Mehaj: Misioni ynë – mbrojtja e atdheut, vizioni ynë – anëtarësimi në NATO

22:49 / 22 Shtator 2022

U Kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se në këto 18 muaj janë angazhuar maksimalisht që ushtrinë ta avancojnë në nivelet më larta të kapaciteteve ushtarake, duke rekrutuar në vazhdimësi të rinj e të reja, të cilët i duhen më tepër atdheut se çdo vendi tjetër.

Mehaj ka shkruar në Facebook se në 18 muaj, kanë rekrutuar 1240 ushtarë më shumë, të rinj të gatshëm për të mbrojtur këto troje, e po punojnë në vazhdimësi drejt ngritjes së kuadrove profesionale duke shkolluar oficerë në akademitë më prestigjioze të botës.

“Krahas kapaciteteve profesionale kemi investuar edhe në blerjen e pajisjeve ushtarake. Deri në 96% më shumë se në vitet paraprake kemi investuar për të pajisur ushtrinë me mjetet më moderne luftarake tokësore, armë, dronë dhe sisteme mbështetëse të cilat të kombinuara me formacionet ushtarake të kuadrove profesionale përbëjnë element të fuqishëm të ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj