Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“16 shekuj muzikë shqiptare” në Metropol

me 25 Maj 2022 ora 16:09

U Kopjua

Në Teatrin Metropol në Tiranë u mbajt koncert në sallën “Shakespeare”.

“Muzika e aplikuar dhe e shkruar shqiptare i ka rrënjët e saj 16-të shekuj më parë, në mesjetën e hershme me përfaqësuesin e saj Niketë Dardanin i cili në shek.IV shkroi himnin e famshëm “Te deum”, himn i cili frymëzoi më pas kompozitorët më të famshëm botëror si Charpentier, Haydn, Mozart, etj. Më pas përfaqësues të tjerë në shek.XIV me Jan Kukuzelin, Gjergj Danush Lapacaja shek.XVI, Ismail Dede Efendi shek.XVIII, Luca dhe Anton Sorga te shek.XVIII-XIX,Palokë Kurti, shek.XIX, Lec Kurti, Fan S. Noli, Thoma Nasi etj. shek.XX”, thuhet në njoftim.

Për Shqipërinë e shqiptarët kanë shkruar përgjatë shekujve edhe kompozitorët më të famshëm botërorë si Antonio Vivaldi, Françoise Rebel, Françoise Francoeur, Edëard Jones etj.

E gjithë kjo muzikë e larmishme e këtyre autorëve e studiuar nga Ramadan Sokoli, e me vone nga Armand Broshka, eshte përshtatur nga ky i fundit në arranzhim për trio klasike (violinë, violonçel dhe piano) në mënyrë që të ketë një qasje me një publik sa më të gjërë kombëtar e ndërkombëtar.

“Prakticiteti që të ofron përshtatja e këtyre muzikave të gjinive të ndryshme (himne, folk, simfonike, opera, koncertale, etj) në një trio klasike bën që ajo të shkojë shumë shpejt dhe mjaft e kuptueshme për një publik të larmishëm në grupmosha dhe status social. Kjo bën të mundur prezantimin dhe shijimin e gjashtëmbëdhjetë shekujve muzikë të kombit shqiptar dhe dedikimeve për të nga miqt dhe dashamirësit e tij nga e gjithë bota”, shkruhej më tej.