In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

23 zyrtarë policorë testohen sot për koronavirus, kishin kontakt me policët e infektuar

me 23 Maj 2020 ora 09:02

U Kopjua

23 zyrtarë policorë nga rajoni i Prizrenit pritet t’i nënshtrohen sot testit për koronavirus.

Lajmin për Kosova.LIVE e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot do të testohen edhe 23 policë të tjerë. Policët që janë konfirmuar pozitiv mbrëmë janë në vetizolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Osmanollaj.

Instituti Kombëtari i Shëndetit Publik mbrëmë ka konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus. Prej tyre 19 ishin nga Komuna e Prizrenit dhe 2 nga Komuna e Suharekës.

12 nga 19 të infektuarit në Prizren dhe 2 të tjerë në Suharekë ishin zyrtarë policorë.