In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

270 pacientë të prekur me Covid-19 po trajtohen në spitalet kosovare, nga ta 89 në gjendje më të rënduar

me 8 Korrik 2020 ora 13:15

U Kopjua

Qindra pacientë të prekur me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK e në spitalet rajonale në Kosovë. Në të gjitha spitalet e në QKUK për momentin janë duke u trajtuar 270 pacientë të prekur me Covid-19. Nga ta 89 persona janë në oksigjenoterapi.

Vetëm në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 107 raste me Covid-19, prej të cilëve 55 me oksigjenoterapi dhe 2 raste në mjekimin intensiv me gjendje të rënduar.

Ky është njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se bauar në raportet 24 orëshe nga klinikat e QKUK-së, por edhe 7 spitalet e përgjithshme,  janë duke u trajtuar 270 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Në klinikat e QKUK-së, ka 186 pacientë, prej tyre në Infektive 107 raste, nga to 55 me oksigjenoterapi dhe  2 raste në mjekimin intensiv me gjendje të rënduar.

Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre 2 të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 rastë të konfirmuara me Covid-19, që të gjitha me oksigjenoterapi.

Në Spitali  e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirkuar me Covid-19, në Gjakovë, 19, në Pejë 29 raste në Ferizaj 5 raste, në  Gjilan 5 raste, në Spitalin e Mitrovicës 3 raste dhe në Vushtrri 1 rast.