In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

4 të vdekur në 24 orët e fundit, rënie drastike e rasteve të reja me coronavirus

me 24 Shtator 2021 ora 15:03

U Kopjua

Katër pacientë të infektuar me coronavirus kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, teksa janë konfirmuar edhe 84 raste të reja pozitive.

Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se janë shëruar edhe 786 persona që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Kosova.LIVE.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 15 mijë e 880 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë, janë administruar gjithsej 1 milion e 241 mijë 949 vaksina anti-COVID.

Aktualisht janë 5 mijë e 371 raste aktive me coronavirus.

Ky është njoftimi i plotë i MSH-së:

24 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.

Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.

Në total numri i rasteve aktive është 5.371.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Kosova.LIVE