Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

5 zëvendësime në një ndeshje, rregulli do të bëhet i përhershëm

me 26 Nëntor 2021 ora 09:58

U Kopjua

Bordi i Shoqatës së Futbollit ndërkombëtar (IFAB) ka vendosur që të kërkojë që kryerja e pesë zëvendësimeve në një ndeshje futbolli të qëndrojë si normë e përhershme.

Kërkesa do të bëhet zyrtare në mbledhjen e përgjithshme të planifikuar marsin e ardhshëm (4 dhe 5 mars në Zyrih).

 “Pas paraqitjes së kësaj mundësie, për shkak të kalendarit të ngjeshur si pasojë e pandemisë, IFAB ka marrë në konsideratë – pas propozimeve të konfederatave, shoqatave, ligave dhe palëve të tjera kryesore të interesuara – për ta futur këtë normë përgjithmonë në rregulloren e lojës për edicionin 2022/23.  Anëtarët ranë dakord që kompeticione të ndryshme, në mënyrë individuale, të vendosin të rrisin numrin e zëvendësimeve që mund të bëhen, sipas nevojave dhe rrethanave, duke ruajtur kufizimin aktual prej tri hapësirave kohore për të kryer zëvendësimet”.