In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

50 vjetori i revistës “Edukata Islame”, Tërnava: Themelimi i saj ishte akt historik

me 15 Dhjetor 2021 ora 12:01

U Kopjua

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në 50 vjetorin e revistës “Edukata Islame” ka thënë se kjo revistë ka kaluar në sfidat e njëjta me të cilat është përballur edhe populli.

“Veprimtaria gjysmëshekullore e revistës “Edukata Islame” ka kaluar nëpër sfida dhe plot kthesa, ashtu siç ka qenë historia dhe fati i popullit tonë. Revista, pavarësisht vështirësive me të cilat u përball, falë vizionit, urtësisë dhe vendosmërisë së drejtuesve të saj arriti ta zhvillojë misionin e saj dhe si e tillë është dëshmi e përpjekjeve vetëmohuese për të qëndruar me integritet të pacenuar përballë çdo sfide dhe pengese. Revista e ka nisur misionin e saj këtu e 50 vjet më parë, më 1971, kur pa dritën e botimit numri i parë i revistës”.

Ai ka treguar një historik të shkurtër të themelimit të kësaj reviste fetare duke kujtuar edhe drejtuesin e saj të parë, derisa ka thënë se e njëjta është një trashëgimi që s’ka çmim.

“Dalja e një reviste të tillë këtu e pesë dekada më parë ishte sukses i prekshëm i vizionit të udhëheqësve të BIK-ut të cilët pas Luftës së Dytë Botërore u përballen me regjimin dhe filozofinë komuniste në njërën anë dhe me dhunën serbe në anën tjetër. Pas disa ndryshimeve që ndodhën asokohe në kuadër të ish-Federatës Jugosllave edhe për Kosovën filloi të fryjë klimë më liberale dhe në këtë kontekst si të gjitha institucionet e tjera në Kosovë edhe BIK-u e shfrytëzoi këtë ndryshim duke vënë në funksion të gjitha kapacitetet e saj dhe nxorri akte e vendime për të themeluar institucione të cilat jo vetëm që do t’i rezistonin kohës por do të bëheshin bartëse të identitetit dhe subjektivitetit institucional, nacional, kulturor, fetar dhe arsimor”.

“Në vazhdën e këtyre vendimeve që mori asokohe udhëheqja e BIK-ut qe edhe vendimi për nxjerrjen e revistës “Edukata Islame” e cila që në embrion ishte dizajnuar si revistë fetare islame. Ishte fat i madh që në këtë kohë në krye të shoqatës ishte vizionari dhe pedagogu i shquar haxhi Sherif Ahmeti i cili jo vetëm që kishte vizion për revistën, por në atë kohë bëri projektin dhe mori përsipër drejtimin e revistës. Ai është edhe kryeredaktori dhe drejtuesi i parë i revistës “Edukata Islame”. Ai arriti t’i japë jetë, formë dhe fizionomi e tematikë. Me pak bashkëpunëtorë por për të parën herë në gjuhën shqipe në Prishtinë del “Edukata Islame,  themelimi i të cilës është akt historik. Ajo shpejt u bë shkruese e historisë në misionin e fjalës së shkruar islame dhe si e tillë me kalimin e kohës, sidomos në vitet e 70-ta dhe 80-ta, shndërrohet në tryezën e mendimit islam”