In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

51 persona të vdekur veç këtë javë nga koronavirusi në Kosovë

me 2 Gusht 2020 ora 09:00

U Kopjua

Kosova është futur në një krizë të thellë në përballjen e saj me koronavirusin.


Vetëm sot, në vendin tonë u shënuan edhe 224 raste pozitive si dhe nëntë viktima, shkruan Kosova.LIVE

Në përgjithësi, java që po lëmë pas ka qenë më tragjikja që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19.

Nga e hëna, 27 korrik e deri sot, në Kosovë janë shënuar hiç më pak se  51 viktima.

Të hënën, numri i të vdekurve nga virusi në Kosovë ishte 185, teksa sot ky numër ka arritur në 236.

Si rrjedhojë e situatës, qeveria e Kosovës këtë javë ka ashpërsuar masat kundër përhapjes së virusit, përcjellur dështimin e përmirësimit të situatës nga vendimet paraprake.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se në Kosovë do të ndërtohet një spital i përkohshëm që do të trajtojë vetëm pacientët e infektuar.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 8 mijë e 554, 3 mijë e 588 prej të cilave janë ende aktive.