64 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

10:21 / 22 Shtator 2022

U Kopjua

Në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste positive me virusin korona sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës . 64 është numrin e rasteve aktive në Kosovë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.024 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar gjithësej 904,280 qytetarë. Kurse me dozën e dytë deri më sot janë vaksionuar 824.654 qytetarë.

Ndërsa numri i qytetarve që janë vaksionuar me dozën e tretë të vaksinës anti Covid-19 bie në 105.121 dhe vetëm  1,777 persona janë vaksionuar me dozën e katërt.

Rënia e numrit të rasteve ka ndikuar në interesimin e qytetarëve për vaksinim me dozen e tretë dhe të katërt./KosovaLive/