In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

99 veteranët e parë nisin protestat në mbrojtje të luftës së UÇK-së

me 9 Korrik 2020 ora 12:09

U Kopjua

Në sheshin e Mitrovicës janë mbledhur 99 veteranët e parë që dolën në protestën e paralajmëruar nga OVL-UÇK.


Reporteri.net ka siguruar pamje nga protesta e parë e këtij lloji, e që do të mbahen edhe në të gjitha komunat e Kosovës.

Siç shihet, veteranët kanë ruajtur distancën dhe kanë protestuar me maska të vendosura në fytyrë.

Këto protesta po organizohen, siç kanë thënë OVL UÇK, në përputhje me vendimin që ka nxjerrë Qeveria e Kosovës kundër COVID-19.

Veteranët e UÇK-së kanë ngritur zërin kundër, siç thonë ata, aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetari të PDK-së, Kadri Veseli.

Protesta ka qëllim mbrojtjen e vlerave të luftës pasi, siç thonë organizatorët, aktakuza e Speciales ka goditur të gjithë UÇK-në.

Sidoqoftë, presidenti Thaçi njoftoi dje se të hënën do të udhëtojë për në Hagë, pas ftesës për intervistim nga Prokurori i Dhomave të Specializuara.

Ndryshe, aktakuza ndaj Thaçit është dorëzuar gjatë muajit prill nga Prokurori Special, por u bë publike vetëm dy muaj më vonë. Ajo ende nuk është konfirmuar.