In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

A do të dërgojë Rusia ushtarë në Bosnje? Flasin Dodik dhe Putin

me 1 Dhjetor 2021 ora 12:31

U Kopjua

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka shkuar në vizitë urgjente në Moskë.

Në kryeqytetin e Rusisë ai është takuar me presidentin Vladimir Putin me të cilin ka diskutuar situatën në Republikën Srpska dhe paralajmërimet që Dodik po i bën tash e sa muaj se ky etnitet i Bosnje Hercegovinës do ta themelojë ushtrinë vetanake.

Sipas mediave në Sarajevë të cilat citojnë mediat ruse Putin në këtë takim pos tjerash ka përmendur edhe mundësinë e vendosjes së ushtarëve rusë në Bosnje.

Në këtë vend prania ushtarake ndërkombëtare është në misionin EUFOR i cili përbëhet vetëm nga shtete anëtare të BE-së, transmeton Kosova.LIVE.

Situata në Republikën Srpska tash e dy ditë është një nga temat kryesore të Samitit të Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të NATO-s që po zhvillon punimet në Riga të Latvisë.