In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

A do të jetë shqetësuese për Kosovën, formimi i Qeverisë së re në Malin e Zi

me 1 Shtator 2020 ora 13:58

U Kopjua

Formimi i një Qeverie të re në Malin e Zi, nga partitë pro serbe, të cilat si qëllim kanë terheqjen  e njohjes për shtetin e Kosovës, dhe partisë URA në krye me Dritan Abazoviç-in, si duket do të jetë shqetësuese për Kosovën.

A do të mund ta pengoj   një gjë të tillë, Dritan Abazoviç me katër deputet , apo për shqiptarët jo vetem të Malit të Zi, do të vijë në skenën politike një tradhtar si Esat Pashë Toptani apo  Rrahman Morina, kjo mbetet të shihet në vazhdim!

Partitë pro serbe me të  cilat pritet të bëhet qeveria janë aleate të kishës ortodokse serbe dhe ruse, të cilat rrezikojnë  kthimin në të kaluarën, duke përkrahur  politikat  serbo-ruse, dhe duke kundërshtuar politikat europiane për ballkanin.

Dritan Abazoviç, drejton një forcë politike, në krye të së cilës janë malazez dhe serb, ku themelues i saj ishte biznesmeni Zharko Rakçeviç. Gjatë kohës sa ishte deputet, njihej si një opozitar i zëshem dhe kundërshtar i politikave qeverisëse të Gjukanoviç-it.

Deklaratat e tij kanë bërë që shumica që e njohin, e karakterizojnë Abazoviçin, si njëri nga ata shqiptarët që morrën identitetin jugosllav. Para se të vendosej shtatorja e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në Ulqin, kishte deklaruar se Skënderbeu ishte sllav, serb. Poashtu me deklarimet e tij, në njërën anë, qëndrimi i tij pro integrimit në Bashkimin Evropian dhe kundër daljes së Malit të Zi nga NATO, në anën tjetër krijimi i marrdhënieve të mira ndërfqinjësore, sidomos me sërbinë, na bënë të mendojmë që, Dritan Abazoviç i shfrytëzoj votat e shqiptarëve të Malit të Zi për të krijuar monstrumin Sërbia e Madhe. / Kosova.LIVE