In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

A do të mund të jetonit pa Facebook dhe Instagram?

me 5 Tetor 2021 ora 08:28

U Kopjua

Dje rreth orës 17:00 e tërë bota u godit nga lajmi se rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë rënë nga sistemi dhe nuk janë të qasshme për miliona përdorues nga e mbarë bota.

E mjaftoi të kalojnë disa minuta dhe të krijohet një lloj kaosi teknologjik, duke ua pamundësuar qytetarëve në mbarë globin të mbajnë kontakte me më të afërmit e tyre.

Megjithatë nuk kaloi shumë dhe gjiganti amerikan Facebook, doli me një deklaratë ku pranoi se kanë identifikuar disa probleme që po u pamundësojnë përdoruesve të qasen në llogaritë e tyre.

Por, problemi nuk u zgjodh edhe aq lehtë. U desh të kalonin 6 orë para se Facebook, Instagram dhe WhatsApp të riktheheshin npë funksion.

Me rënien e Facebook-ut, WhatsApp-it dhe Instagram-it për orë të tëra, ishte vetëm çështje kohe para se përdoruesit në fillonin të mendonin nëse do të mund të jetonin pa këto tri rrjete sociale.

Me rikthimin e Facebook, shumë përdorues kanë vënë në pikëpyetje nëse ata mund të vazhdojnë të mos e përdorinin këtë rrjet social.