Bylbyl Sokoli arrin marrëveshje me klubin e Gjilanit
Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka arritur para pak çastesh marrëveshje me skuadrën e Gjilanit.
Sokoli do të jetë trajner i ‘Skifterave’ për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Por, ‘Profa’ nuk do të jetë për takimin e nesërm me FC Besën, pasi punën do ta fillojë ditën e Dielë, ku edhe do të mbajë seancën e parë stërvitore me futbollistët e tij.
Kujtojmë se “Profa”, merr drejtimin e Gjilanit pas trajnerit Gentian Mezani i cili u tërhoq nga klubi para disa ditësh.