In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

A e parashikoi Simpsons premierën e një filmi kosovar në Amerikë

me 13 Nëntor 2021 ora 11:21

U Kopjua

Derisa këto ditë po shfaqet në Amerikë filmi i prodhimit kosovar, “Zgjoi” para tri viteve Simpsons në një episode të shkurtër familja Simpsons shkon për ta shikuar një film kosovar 

Filmi “Vjeshtë kosovare” bën që njëri nga personazhet e Simpsons të fiton bileta falas për në kinema për ta shikuar. 

Ata shkojnë në kinema për ta shikuar filmin, derisa bëjnë paksa humor pasi që filmi ka problem me titrimin. 

Në film paraqiten dy ushtarë të UÇK-së duke ecur, derisa aty personazh edhe një cjap. 

Pavarësisht toneve të humorit në këtë serial të animuar, gjatë këtij viti, konkretisht gjatë kësaj vjeshte një film i prodhimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës është duke u shfaqur në Amerikë, shkruan Kosova.LIVE.

Bëhet fjalë për filmin, “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit bazohet në jetën reale të Ferdenije Qerkezit, rol që luhet nga aktorja Yllka Gashi. 

Ky film po ashtu është dërguar për t’u nominuar për Oscars nga Kosova dhe deri me tani ka marrë kritika dhe për të është shkruar edhe në prestigjiozen, New York Times,. 

Në anën tjetër, Simpsons njihen për parashikimet e tyre, pasi që shumë ngjarje që ndodhin në botë, ata i kanë parashikuar para se ato të ndodhnin. 

Edhe ky mund të cilësohet si një parashikim i tyre që një film kosovar të shfaqet gjatë vjeshtës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.