In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

A po largohet Messi nga Barcelona?

me 5 Shkurt 2020 ora 16:07

U Kopjua

Një intervistë e dhënë pak ditë më parë nga Eric Abidal, ka irrituar disa nga lojtarët blaugranas. Ai deklaroi se disa nga lojtarët nuk ishin të kënaqur me drejtimin e Ernesto Valverde: : “Valverde u shkarkua për shkak se disa futbollista nuk e pëlqenin punën e tij dhe kishin probleme me trajnerin. Disa lojtar nuk u stervisnin me përkushtim” .

Kjo deklaratë nuk u prit mire nga lojtarët e klubit të Barcelonës, specifikisht yllin më të madh të tyre, Lionel Messi. “Sinqerisht nuk më pëlqen të merrem më gjëra të tilla, por mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për detyrat dhe vendimet e tyre. Lojtaret e dinë se çfarë ndodh mbrenda fushës dhe ne jemi ata që punojmë shumë sa herë që bëjmë gabime.Ata që janë përgjegjës për sektorin e tyre, duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë në vendimet që marrin. Unë mendoj se kur flitet për lojtarët, duhet të jepen emra, se nëse jo, atëherë ju po përhapni gënjeshtra”. Ky reagim erdhi nga llogaria e tij ne Instagram:

Disa nga gazetat sportive nëpër botë, po spekulojnë një largim të mundshëm të Lionel Messi në merkaton e kësaj vere. Ende nuk ka ndonjë reagim nga zyrtarët e lartë të klubit.