In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Abdixhiku inspekton punimet te rrethrrotullimin në Veternik, thotë se në mars hapet për qarkullim

me 11 Shkurt 2020 ora 11:23

U Kopjua

Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit (MIM), Lumir Abdixhiku, ka vizituar punimet në rrethrrotullimin në Veternik, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se punimet do të përfundojnë në fillim të muajit marsit.

“Kam dal për të inspektuar punët dhe për të parë dinamiken e re që duhet krijuar me qëllim të përfundimit të asaj që i them rrethrrotullim, por është kyçje e disa rrugëve”.

“Kemi paralajmëruar se dinamika varet nga kushtet atmosferike dhe sipas planit të punës planifikojë që të merr fund rreth majit ne kemi pasur disa takime me zyrtarët dhe inxhinierin për të përshpejtuar këtë dinamik se kjo është kyçje për kryeqytetin çdo vonesë shkakton dëme për kryeqyteti, jo për shkak të kontraktonit por për shkak të kushteve atmosferike”, tha ai

“Mua më njoftuan që në fillim të marsit do të bëhet hapja e kësaj kyçje, rreth një muaji nën kushtet e mira atmosferike”, tregoi ai.

Zijadin Mehemti, menaxher i projektit tha se, edhe aksi kryesor Prishtinë-Ferizaj edhe autostrada do të lirohen për qarkullim në fillim të marsit.

“Planifikojmë që në fillim të marsit me aktivizuar aksin kryesor për qarkullim varësisht prej kushteve klimatike. Aksi kryesor Prishtinë-Ferizaj edhe autostrada do të lirohen”, tha ai