In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Abrashi: Kurti shkeli dy herë Kushtetutën, është njeri që s’e njeh rendin juridik

me 23 Maj 2020 ora 08:51

U Kopjua

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Arbashi, ka thënë se qasja e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka bërë që të rrëzohet Qeveria në fillim të muajit mars.

“Qasja e Kurtit është të kontrollojë gjithçka. Sistemi politik në Kosovë është ndryshe. Ndoshta ai është mësuar kështu në partinë e vet. E ka shkelë dy herë Kushtetutën. Nuk i ka njohur aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Abrashi.

“Po flasim për një njeri që nuk e njeh rendin juridik. Po shohim kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që militantët ta bëjnë punën tjetër. Nuk e di prej kujt është kërcënuar, por që është e orkestruar, është e orkestruar”.

“Ka bërë shkelje kushtetuese dhe ligjore nga dita e parë. Kurti nuk po e gjen vetën në këtë sistem politik. Albin Kurti nuk është i ri. E ka pasë Prishtinën, e ka kënaq, Prizrenin aq më keq”, ka thënë ai për Klanin.

Sipas tij, LDK ia ka dhënë mundësinë Kurtit për t’u dëshmuar në qeverisje por që ai e ka shpërdoruar atë.

“Shansin e ka pasë personalisht, shans të madh të bëjë punë të mëdha”