In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

AFERA ME TENDERIN E MASKAVE ANTI-COVID, KUSH ËSHTË ITALIANI ME AKSIONE NË KOMPANINË SHQIPTARE

me 23 Shtator 2020 ora 22:48

U Kopjua

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tenderin e blerjes së maskave anti-Covid-19 pas një letërporosie të mbërritur nga pala italiane.

Italianët, kërkojnë nga prokuroria shqiptare të verifikohet aktiviteti i kompanisë farmaceutike “Frog” me seli në Tiranë fillimisht me aksionerë italianin Vincenzo Nuzziello dhe Mirela Ndocin por nga korriku i 2020 me aksionere të vetme këtë të fundit.

Sipas autoriteteve italiane, kompania shqiptare ka përfituar pjesën më të madhe të fondeve të lëvruara për blerjen e produkteve farmaceutike anti covid, me një shifër të përafërt prej 5 milion eurosh.

Në fakt italiani Vincenzo Nuzziello është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane.

Rezulton se Nuzziello u arrestua në vitin 2008 si pjesë e hetimit shëndetësor “Black Hole” në Molise.Sipas prokurorisë italiane, ai u akuzua për mashtrim pasi kishte organizuar e tenderë fiktivë për furnizimin e pajisjeve mjekësore për sallat e operacionit të bujtinave të Cerignola, Manfredonia, Lucera dhe San Severo por që më pas u la i lirë nga gjykata e Foggias pasi nuk u arrit të provohej përfshirja e Nuzzello.

Për këtë aferë ishin tre të akuzuar mes tyre edhe Nuzzella si përgjegjës për korrupsion, dhe mashtrim të rëndë.

Faktet e diskutueshme datonin në vitet 2005-2010 dhe pafajësia u urdhërua pas gati dhjetë vjetësh, megjithatë Gjykata vendosi të sekuestrojë pasuritë e të pandehurve.

Ky është hetimi më i madh  i shtrirë në kohë në Bari mbi kontratat e pretenduara të manipuluara të shëndetit Pulian, që në Bari ka çuar në hapjen e më shumë se dhjetë hetimeve njëkohësisht,në disa prej të cilave është përfshirë edhe Gianpaolo Tarantini, vëllai i Claudio, i cili ka qenë në qendër të skandalit të shoqërimit të darkave në shtëpinë e Silvio Berlusconit.

Afera e Foggia përfshiu miliona furnizime me pajisje ortopedike të besuara nga kryetari i bashkisë kompanive të dy sipërmarrësve në këmbim të qëndrimit në hotele dhe shpenzimeve për konferencat mjekësore./abcnews