In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Afro pesë vjet pa një përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin Prokurorial

me 9 Gusht 2020 ora 21:40

U Kopjua

Që nga viti 2016 pozita e përfaqësuesit të shoqërisë civile në Këshillin Prokurorial të Kosovës ka mbetur e zbrazët.

Në muajin korrik të këtij viti Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkurs për këtë pozitë, por Komisioni për Legjislacion nuk ka arritur të dërgojë emrat në Kuvend për votim, pasi vetëm njëri nga kandidatët kishte plotësuar kriteret.

Kryetari i KPK-së, Bahri Hyseni ka thënë se institucioni që drejton vazhdimisht i ka kërkuar Kuvendit të shpallë konkurs për këtë pozitë, pasi thotë se kontributi i shoqërisë civile është i rëndësishëm.

Megjithatë, Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se ashpërsimi i kritereve dhe përvojat e shoqërisë civile në të kaluarën në KPK kanë ndikuar që të mos ketë interesim për të qenë pjesë e Këshillit.

Sipas IKD-së, mospjesëmarrja e shoqërisë civile në këtë këshill është e dëmshme për sistemin e drejtësisë.

Ligji për KPK-në përcakton se ky këshill në mesin e 13 anëtarëve, një duhet të jetë nga shoqëria civile.

Neni tre i këtij ligji përcakton se përfaqësuesi nga shoqëria civile përzgjidhet me anë të konkursit publik të shpallur nga Kuvendi i Kosovës dhe duhet të ketë përvojë pune në çështjet ligjore prej pesë vjetëve, i paanshëm politikisht për të paktën në tre vjetët e fundit dhe i cili ka përkrahjen e së paku pesë organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë.