In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Agim Ademi lirohet në procedurë të rregullt

me 17 Mars 2022 ora 14:10

U Kopjua

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, e cila e konfirmoi këtë lajm përmes raportit 24 orësh.

Por, “Gazeta Express” mëson se Ademi është liruar para pak çastesh, edhe pse ishte paraparë që ai të qëndronte në mbajtje për 48 orë.

Këtë e konfirmon edhe zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Hulaj për.

“I njëjti pasi është intervistuar nga ana e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të trajtohet”, ka deklaruar ajo.

Kreu i futbollit kosovar u arrestua për shkak të sulmit fizik që e bëri dje gjatë ditës ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori, i cili e kishte raportuar në polici rastin.

Sidoqoftë, gazeta mëson se tash Ademi është i lirë.

Ai është duke e kërkuar një tjetër mandat katërvjeçar në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.

Për kundërkandidat do ta ketë të birin e legjendës Fadil Vokrri, Gramozin, i cili dje i deponoi nënshkrimet në selinë e FFK-së, duke e konfirmuar kandidaturën.