In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ajër me cilësi të dobët në Gjilan e në Pejë

me 22 Tetor 2021 ora 09:48

U Kopjua

Cilësia të dobët të ajrit kanë treguar matësit e vendosur në komunën e Gjilan dhe në Pejë.

Cilësi mesatare e ajrit është në Han të Elezit, Mitrovicë dhe në qendër të Prishtinës, ndërsa cilësi të pranueshme të ajrit kanë treguar matësit e vendosur në Prizren, Prishtinë (IHMK), Drenas, Obiliq, Fshati Palaj.

Ajër me cilësi të mirë ka Brezovica kurse matësit nuk kanë treguar cilësi të ajrit për fshatin Dardhishtë e as te matësi mobil.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në këtë LINK.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.