Marc Marquez ka pësuar një aksident të frikshëm në garën e Spanjës në MOTO GP. Piloti spanjoll në tentativë për të parakaluar Vinalesin për vendin e dytë në rënditje, humbi kontrollin e motorrit dhe fluturoi në ajër.
Marquez më pas u godit edhe nga motori i tij që ishte me shpejtësi të lartë duke marrë disa dëmtime. Çmimin e madh të Spanjës e fitoi piloti francez i Jamahës Kuartararo.
Në vendin e dytë u rëndit Vinales ndërsa në të tretin Doviciozo.