In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Aktakuzë ndaj ish-ministrit për gjuajtje me armë

me 22 Maj 2020 ora 14:33

U Kopjua

Prokurori Themelore e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

Raportohet se njëri nga dy të akuzuarit është ish-ministri Rasim Demiri që sot mban pozitën e deputetit nga VAKAT, sipas prokurorisë me datë 30 mars rreth orës 16:00 në fshatin Pouskë të Prizrenit, ka përdorur armë zjarri – pushkë gjysmë automatike.

Bashkë me Demirin prokuroria akuzon edhe M.P.

“I pandehuri M.P, me datë, kohë dhe vend të njëjtë  përdorë  armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, i  shoqëruar me të pandehurin R.D., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët”.

“Me këto veprime, i pandehuri M.P., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.