In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Aktorët e Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren nënshkruajnë kontrata dyvjeçare

me 23 Korrik 2020 ora 20:53

U Kopjua

Aktorët rezidentë të Teatrit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” sot së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kanë nënshkruar kontrata dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për më tepër, është njoftuar nga Teatri “Bekim Fehmiu”.

Nënshkrimi i kontratave ka ardhur pas një pritje të gjatë.

“Nënshkrimi i kontratave erdhi pas një konkursi publik, i cili u hap menjëherë pas miratimit të Ligjit për Teatrot, duke i dhënë kështu fund problemit shumëvjeçar të financimit. Drejtori i Teatrit, Fetah Paçarizi, u shpreh se ky është një hap shumë i rëndësishëm për teatrin e qytetit dhe se do të kontribojë që aktorët të kenë më shumë vullnet gjatë punës së tyre dhe të sjellin çmime nga festivale të ndryshme tek qyteti ynë”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”.