In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Alarmi ndaj Covid-19, Qeveria e Kosovës mblidhet sot

me 5 Korrik 2020 ora 08:12

U Kopjua

Pas konfirmimit të 8 vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve në ditët e fundit, kryeministri Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend.


Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se të dielën në ora 13:00.

“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 13:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 178 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3356.

E dje edhe 50 persona të tjerë nga koronavirusi në vendin tonë.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416”, thuhet në njoftim