In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ambasada amerikane në Ditën e Falënderimeve: Jemi mirënjohës për partneritetin e fortë mes Kosovës dhe SHBA-së

me 25 Nëntor 2021 ora 12:13

U Kopjua

Ambasada amerikane në Prishtinë, sot në ditën e Falënderimeve, është shprehur mirënjohëse për parternitetin e fortë që kanë Kosova dhe SHBA-ja.

Kështu kanë njoftuar përmes një postimi në Facebook, shkruan Kosova.LIVE.

“Këtë Ditë Falënderimi, ne jemi mirënjohës për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Dita e falënderimeve ose Thanksgiving Day është një festë shumë e madhe amerikane e cila në SHBA festohet të enjten e katërt të nëntorit.

Dita e falënderimeve e shpallur nga Gjorgj Uashington, ka filluar të festohet që nga viti 1789.

Në Shtetet e Bashkuara, lloje të caktuara të ushqimeve janë shërbyer tradicionalisht në Ditën e Falënderimeve. Së pari, gjel deti i pjekur është zakonisht ushqimi kryesor në çdo tryezë. Kjo gjë është aq ë zakonshme sa shpesh kësaj feste I referohen si Dita e gjelit të detit. Patate me lëng mishi, patate e ëmbël, salcë boronicë, misër i ëmbël, perime të ndryshme të vjeshtës dhe byrek me kungull janë ushqimet tjera më të zakonshme për këtë darkë.

Dita e falënderimeve u krijua si një iniciativë fetare që anëtarët e një grupi të falënderojnë Zotin për një qëllim të përbashkët.