In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ambasada amerikane në Serbi: Ka sulme të koordinuara ndaj policisë serbe vetëm për t’i nxitur që të reagojnë ashpër

me 10 Korrik 2020 ora 17:43

U Kopjua

Derisa në mediat serbe ka artikuj se prapa protestave mund të jenë elementë rusë, ambasada amerikane në Serbi ka përmendur dhunën policore ndaj protestuesve, por edhe sulmet ndaj tyre që sipas misionit amerikan në Serbi ka për qëllim që t’i provokojnë të reagojnë ashpër ose në mënyrë jo proporcionale.

Ambasada amerikane në Beograd ka reaguar përmes një komunikate për protestat që ka disa ditë që kanë nisur në Serbi

Përmes një komunikate për media nga ambasada amerikane në Beogradkanë shkruar se janë duke ndjekur nga afër ngjarjet sidomos të dy mbrëmjeve të fundit në Beograd.

“Ne kemi ndjekur nga afër ngjarjet e dy mbrëmjeve të fundit në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga incidentet e dhunës. Ne e dënojmë të gjithë dhunën, përfshirë ato që na janë dukur si sulme të koordinuara ndaj policisë, në dukje të destinuara për të provokuar reagime të tepërta, si dhe atë që duket se është përdorimi i forcës së tepërt nga policia”, thuhet në reagim.

“Sidoqoftë, e drejta për tubime paqësore dhe shprehje e lirë janë themelet e një demokracie. Amerika është një komb që po kalon sfidat e veta me protesta dhe trazira civile tani. Shqetësimet dhe debatet në zemër të kësaj çështje në Serbi dhe gjetkë në botë – si një komb i mban njerëzit e tij të sigurt përballë pandemisë më vdekjeprurëse të kohës sonë – janë serioze dhe duhet të jenë pjesë e një diskutimi kombëtar të qetë dhe paqësor. Një mjedis i lirë për media dhe reformat në fushën e sundimit të ligjit janë të rëndësishme për inkurajimin e këtij lloj dialogu në Serbi”, kanë shkruar nga ambasada amerikane në Serbi.