In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ambasadori amerikan kundër ligjit që pritet të votohet sot në Kuvend: Bie ndesh me Kushtetutën

me 7 Gusht 2020 ora 09:03

U Kopjua

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet që të vendoset në votim Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK’së, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe i përkrahur edhe nga Qeveria që drejton Avdullah Hoti.


Për një Ligj të tillë kishte reaguar më herët ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Më 29 qershor në profilin e tij zyrtar Kosnett kishte thënë se Ligji për Vlerat e Luftës së UÇK’së është një mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Diplomati amerikan kishte pontecuar se një ligj i tillë kriminalizon lirinë e shprehjes dhe frikëson qytetarët.

Për një Ligj të tillë, Konsett ka reaguar edhe sot përmes një shkrimi autorial të publikuar në Koha Ditore.

“Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë”, është titulli i shkrimit të Kosnett në të cilin ambasadori amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër UÇK’së, por se një Ligj i tillë i propozuar minon lirinë e shprehjes dhe përpjekjet për drejtësi.

“SHBA nuk është “kundër UÇK-së”. Por Ligji i propozuar për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës minon lirinë e shprehjes dhe gjithashtu do të mund të minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi. Luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për t’i shtrirë liritë për popullin e Kosovës, jo për t’i kufizuar ato”, ka shkruar Kosnett.