In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ambasadori amerikan: Qëndruam së bashku për ta bërë Kosovën të pavarur

me 4 Korrik 2020 ora 10:26

U Kopjua

Me rastin e 244 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se “ne qëndruam së bashku për ta bërë Kosovën të pavarur”.


Ai ka thënë se populli i SHBA-ve dhe i Kosovës kanë shumë vlera dhe atribute të përbashkëta.

“Në Amerikë si në çdo vend, demokracia nuk është një sport spektatorësh. Demokracia kërkon angazhim dhe këmbëngulje aktive të qytetarëve. Gjithashtu kërkon ndershmëri dhe përulësi për të adresuar dobësitë tona dhe për të mësuar nga dështimet tona”.

“Kjo është një kohë trazirash dhe ankthi në Amerikë – por edhe një kohë shprese. Shpresoj se një ndryshim i pakthyeshëm, pozitiv mund të vijë me një qytetari të angazhuar. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet për Kosovën”.

“Populli i Shteteve të Bashkuara dhe i Kosovës kanë shumë vlera dhe atribute. Populli ynë është i fortë dhe i zgjuar, krijues dhe i dhembshur, i shkathët dhe elastik. Si miq dhe partnerë, ne i jemi përgjigjur njëri-tjetrit kur kemi pasur nevojë. Ne qëndruam së bashku për ta bërë Kosovën të pavarur, pas sulmeve të 11 shtatorit, në luftën kundër terrorizmit global”.