In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Analiza: Për 9 muaj kosovarët paguan 196 milionë euro për interesa e shërbime në banka

me 6 Nëntor 2019 ora 19:53

U Kopjua

Buletini Ekonomik ka analizuar të dhënat e publikuara nga bankat veç e veç, rreth të hyrave të tyre që kanë pasur nga interesi për kredi dhe tarifat e shërbimeve, për periudhën nga janari i këtij viti deri më 30 shtator.

Për këtë periudhë, kosovarët kanë paguar plot 196 milionë euro në banka në formë të interesit për kredi dhe tarifat tjera për shërbimet.

Vetëm kamata, kosovarët paguan 148 milionë e 825 mijë euro, derisa për shërbime të ndryshme që aplikojnë bankat, paguan 47 milionë e 624 mijë euro.

Kjo bëri që fitimi neto i bankave për këtë periudhë të jetë 65.7 milionë euro, përcjell Kosova.live