In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Anulohet tenderi për Spitalin e Podujevës

me 23 Shkurt 2021 ora 16:40

U Kopjua

Shërbimi Spitalor dhe Klinik i Kosovës ka njoftuar është anuluar aktiviteti i prokurimit për ndërtimin e spitalit të përgjithshëm në Podujevë.

Në njoftim thuhet se anulimi ka ardhur për shkak të shkurtimit buxhetor ku nuk përfshihet buxheti për projektin “Ndërtimin e Spitalit të Podujevës”.

“Sipas ligjit Nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021, për projektin ‘Ndërtimi i spitalit të Përgjithshëm në Podujevë’ nuk janë ndarë mjete financiare”, thuhet në njoftim.

Procedura e tenderimit ishte iniciuar dhe shpallur në vitin 2020, ndërkaq hapja e ofertave për tender ishte bërë më 18 janar të vitit 2021.

Ndërtimi i spitalit të përgjithshëm në Podujevë është një prej premtimeve më të përmendura nëpër fushata zgjedhore për vite me radhë.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit për kryetar të Komunës së Podujevës, ishte ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ishte kujdesur që në ditën e parë të fushatës të fliste për finalizimin e këtij projekti./Kosova.LIVE/