In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Apple zbulon iPhone12-shin me konektivitet 5G

me 14 Tetor 2020 ora 18:09

U Kopjua

Gjiganti teknologjik Apple ka zbuluar “iPhone 12”-shin, linjën e smartfonëve në madhësi të ndryshme me dizajne të reja dhe konektivitet 5G.

I zbuluar si pjesë e një eventi “online-only”, i cili u shtye për më shumë se një muaj për shkak të pandemisë Covid-19, smartfonët e rinj janë shumë më të ndryshëm prej kohës së smartfonëve të Apple iPhone X në vitin 2017.

Katër pajisjet e reja morën disa elemente dizajni nga iPhone 4 dhe 5 nga viti 2019 dhe iPad Pro dhe Air lines, me anësoret katrore të metalit dhe profile të sheshta, shkruan The Guardian, përcjell Kosova.LIVE.

Këta smartfonë do të kenë sistemin e njohjes së fytyrës dhe për herë të parë do të mbështesin teknologjinë 5G të konektimit me internet.

Asnjë prej iPhone-ave të rinj nuk do të ketë kufje apo adapter, si pjesë e reduktimit të karbonit.