Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Arb Manaj e vazhdon karrierën në Kroaci

15:04 / 26 Korrik 2022

U Kopjua

Arb Manaj është bërë me klub të ri.

Sulmuesi kosovar i është bashkuar klubi kroat, Slaven Belupo.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij i ri përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

24 vjeçari i dha fund eksperiencës në Turqi, ku kishte luajtur me ekipet Ankara Keçiorengucu, Balikesirspor dhe së fundmi në Bandirmaspor, shkruan Kosova.LIVE.

Tash, ish-futbollisti i Dukagjinit dhe i Trepçës ’89 në Kosovë nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin kroat, me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit që nga ndeshja me Osijekun,

Manaj synon ta ketë një përvojë të suksesshme në Kroaci, për ta vazhduar më pas karrierën në një ligë më të fortë evropiane.

Kujtojmë se në Slaven Belupo luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Arbër Hoxha.