In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Arbër Zeneli do të jetë gati për Maqedoninë Veriore

me 11 Shkurt 2020 ora 09:51

U Kopjua

Lajme të mira vijnë për Kombëtaren e Kosovës para ndeshjes së madhe kundër Maqedonisë Veriore.

Kosova do të përballet me maqedonasit në kuadër të Ligës së Kombeve, në fazën gjysmëfinale, me synimin për të prerë një biletë për Euro 2020.

Para këtij dueli të madh, lajme të mira vijnë lidhur me yllin e Dardanëve, Arbër Zeneli, i cili duket se do të paraqitet në fushën e blertë edhe para këtij takimi.

Arbër Zeneli pritet të kthehet në fushën e blertë më 23 shkurt, në ndeshjen që Reims e luan në udhëtim kundër St.Etienne.

Kësisoj, bëhet e ditur se anësori i Kosovës do të jetë gati për grumbullimin për Maqedoninë Veriore, gjithmonë nëse Bernard Challandes i jep ftesën.

Zeneli mund të ketë vështirësi që të kap menjëherë ritmin e tij, por prezenca e tij në skuadrën kombëtare rrit besimin te grupi. Me shumë gjasë, ai do të jetë i ftuar për ndeshjen kundër Maqedonisë.