Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ardian Azemi (AAK): Nuk ka asnjë arsye të vetme që kjo qeveri duhet të vazhdoj tutje

me 24 Qershor 2022 ora 08:12

U Kopjua

Zyrtari për Informim i AAK-së, Ardian Azemi ka thënë se nuk duhet kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani shkaku i mos liberalizimit të vizave, sepse tanimë dihet botërisht se kjo nuk është në dorën tonë njofton Kosova.LIVE.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka përmendur dhjetëra arsye të cilat një kryeminisatër dhe një presidente normale do t’i bënin të jepnin dorëheqje.“Më 28 tetor të vitit 2018 Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe të Presidentit, Hashim Thaçi duke i akuzuar si përgjegjësit kryesor për mos liberalizimin e vizave.

Edhe në atë kohë, madje dy vite më parë, institucione të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të ndryshëm të BE-së kishin deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave”.

“Tani ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani.Dorëheqje jo vetëm për shkak të mbetjen edhe më tutje nën regjimin e vizave, por për shkak se;-Kanë premtuar se nuk do të dialogojnë me Serbinë pa i plotësuar shumë kushte, nuk u plotësua asnjë, ndërsa po dialogojnë e bëjnë marrëveshje duke buzëqeshur;-Kanë premtuar Bashkimin Kombëtar, ndërsa janë hapur totalisht me Serbinë e janë mbyllur me Shqipërinë, madje si arsyetim e japin Kushtetutën e Kosovës, ndërsa është e njëjta Kushtetutë si atëherë kur premtuan bashkimin”, ka shkruar Azemi.

Reagimi i plotë: 

Miq nga secila parti, veçmas nga VV,Më 28 tetor të vitit 2018 Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe të Presidentit, Hashim Thaçi duke i akuzuar si përgjegjësit kryesor për mos liberalizimin e vizave.

Edhe në atë kohë, madje dy vite më parë, institucione të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të ndryshëm të BE-së kishin deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave.Sikur kishim vlerëzuar ne dhe shumë të tjerë edhe brenda BE-së se sot është dita finale kur Kosovës nuk hequr vizat. Nuk ndodhi. Thanë se Kosova natyrisht që i plotëson kushtet me ia hjekë vizat, por në një kohë tjetër.

Tani ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani.Dorëheqje jo vetëm për shkak të mbetjen edhe më tutje nën regjimin e vizave, por për shkak se;-Kanë premtuar se nuk do të dialogojnë me Serbinë pa i plotësuar shumë kushte, nuk u plotësua asnjë, ndërsa po dialogojnë e bëjnë marrëveshje duke buzëqeshur.

Kanë premtuar Bashkimin Kombëtar, ndërsa janë hapur totalisht me Serbinë e janë mbyllur me Shqipërinë, madje si arsyetim e japin Kushtetutën e Kosovës, ndërsa është e njëjta Kushtetutë si atëherë kur premtuan bashkimin.

Kanë premtuar luftë të pakompromis nepotizmit (punësimit familjarë), ndërsa që në start nisën me punësimin e familjarëve, vazhduan fuqishëm dhe nuk kanë të ndalur.

Harruan se ata ishin për dasma e jo për institucione.

Kanë premtuar luftë të pakompromis korrupsionit, ndërsa atë vetëm sa e kanë thellu e zgjeru;

Kanë premtuar rishikim të marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë, po i pranojnë dhe implementojnë pa ia ndryshuar as edhe një presje, madje po i vlerësojnë si të arritura të tyre ato;

Kanë premtuar se do ta zbardhin rastin “Dehari”, e harruan sapo erdhën në pushtet;-Kanë premtuar zhvillimin e Komunave të Kosovës, ndërsa kur erdhën në pushtet ua ndalën të gjitha mjetet për projekte kapitale të cilat do të kishin impakt në zhvillimin ekonomik të tyre dhe të shtetit përgjithësisht.

Kanë premtuar barfazi sociale, ndërsa shtresën e varfër e varfëruan edhe më shumë, shtresën e mesme e bënë të varfër e në vend të saj e futën ligjin ndërsa me të i shtypin edhe shtresën e varfër edhe atë esktrem të varfër.

Kanë premtuar se ta ç’kapin shtetin, përveç që e kapën vet, po duan ta shndërrojnë edhe në autokraci.

Kanë premtuar se do t’i ç’kapin ndërmarrjet publike, i kapën edhe më shumë dhe më keq.

Kanë premtuar se do ta shndërrojnë shëndetësinë në institucion që shëron, e shndërruar në institucion që ndjek mjekët e pacientët.

Kanë premtuar se do t’i ulin çmimet e artikujve elementarë, ato po rritën në baza ditore;-Kanë premtuar se do të ndihëmohet bujqesia, bujqit paguajnë naftën sikur ata kanë Porshe.

Kanë thënë se janë pro-amerikanë, nuk u pritën në Shtëpinë e Bardhë.

I kanë akuzuar të tjerët për marrëveshjet, tani thonë se ne nuk mund t’i ndryshojmë;-I kanë akuzuar të tjerët për xhipa të zi e truproja shumë, sot ata ecin me shumë xhipa të zi, e me dhjetëra truproja mbrapa.

Kanë marrë vota nga veteranët e familjet e dëshmorëve, ndërsa ëndërrojnë që t’i shohin në burgje edhe ata që kanë gatu për luftëtarfët e lirisë.

Kosova jonë nuk e ka luksin ta duroj më tutje këtë mendësi politike në krye të shtetit. Këta janë thjeshtë idiotë e mashtrues, janë e keqja më e madhe që ka mujt me i ndodh vendit, me i ndodh Republikës sonë.Nuk e gjejë një arsye të vetme që më bënë të mendoj se kjo qeveri duhet vazhduar tutje, fatkeqësisht!