In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Arilena Ara intervistë për “Eurovision”, flet rreth projektit “Fall From the Sky”

me 17 Maj 2020 ora 10:06

U Kopjua

Arilena Ara është njëra nga artistet që është bërë pjesë e festivalit më të madh të këngës ‘Eurovision’.

Anipse ky festival është anuluar për shkak të pandemisë coronavirus, kjo nuk i ka ndaluar artistët që të promovojnë këngët e tyre.

Një punë të palodhshme e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, e cila është duke u angazhuar në një studio në Amerikë.

“Fall From The Sky” është kënga me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’, projekt ky i cili fillimisht ishte realizuar në gjuhën angleze e më pas ishte kthyer në shqip.

Në një intervistë për ‘Eurovision’, Arilena ka folur më shumë rreth këtij projekti, duke e cilësuar si të atillë që shfaq tre personalitete të saj.

“Këtu është një Arilena e trefishtë. Nga ajo e pafajshmja, tek e çmendura”, ka theksuar ajo.

Ndërkaq ajo shton se pjesëmarrja në këtë festival e ka lumturuar shumë, pasi ky është një event që njeh popujt, socializon artistët dhe shkëmbehen kulturat mes shteteve të ndryshme.

“Fall from the Sky” është kënga me të cilën këngëtarja shkodrane është dashuruar që në dëgjimin e parë dhe e prezantoi me të njëjtën dashuri në RTSH.