In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Arratiset virologia kineze/ Kina e fshehu virusin, i paralajmrova për rrezikun por s’më dëgjuan

me 11 Korrik 2020 ora 19:42

U Kopjua

Po ashtu ajo pretendon se Pekini e mbuloi shpërthimin e koronavirusit dhe kjo ka qenë një nga arsyet që ë ka detyruar atë që të largohet nga vendi për arsye se në Kinë nuk i lejojnë që të tregojnë të vërtetën.


KINË- Shkencëtarja e njohur kineze Dr Li-Meng Yan ditën e djeshme është larguar nga Kina mirëppo përpara se të largohej ajo ka dhënë dhe intervistën bombë për mediat e huaja. Meng Yan, e specializuar në virologji dhe imunologji në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, është shprehur se, qeveria kineze e dinte për koronavirusin e ri që përpara se ta njoftonte zyrtarisht.

Po ashtu ajo pretendon se Pekini e mbuloi shpërthimin e koronavirusit dhe kjo ka qenë një nga arsyet që ë ka detyruar atë që të largohet nga vendi për arsye se në Kinë nuk i lejojnë që të tregojnë të vërtetën.

Yan tha se mbikëqyrësit e saj disa prej të cilëve janë ekspertë të lartë të fushës, kishin njohuri për hulumtimin që ajo e kishte filluar nga fillimi i shpërthimit i Covid-19, e që më vonë u kthye në pandemi globale. Virologia shton se ata i injoruan paralajmërimet e saj të cilat mund të kishin shpëtuar jetë njerëzish, e madje thotë se ka rrezikuar dhe jetën me largimin në SHBA për të bërë një rrëfim të tillë. Yan thotë se ishte një nga shkencëtaret e para që ka studiuar koronavirusin.

“Kina refuzoi të lejonte ekspertë nga jashtë vendit përfshirë edhe ata nga Hong Kong të kryejnë hulumtime në Kinë”, tha ajo për mediat e huaja, duke shtuar se kjo e bëri edhe më kurioze për të kërkuar nga miqtë më shumë informacion.