In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Arrestimi i tetë zyrtarëve policorë, reagon Ministri i Drejtësisë

me 5 Mars 2021 ora 16:15

U Kopjua

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas arrestimit të tetë zyrtarëve policorë, duke thënë se kjo dëshmon përkushtimin e Prokurorisë që të godasë krimin e organizuar në të gjitha hallkat e sistemit/

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selimi ka thënë se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe për elemente kriminale nuk do të ketë vend në mekanizmat e zbatimit të ligjit.

“Arrestimi i sotëm i tetë zyrtarëve policorë dëshmon përkushtimin e Prokurorisë që të godasë krimin e organizuar në të gjitha hallkat e sistemit, përfshirë Policinë e Kosovës. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë, të cilët i inkurajoj që hetimin ta çojnë deri në fund dhe të gjithë të përfshirët në kryerje të veprave penale të sillen para drejtësisë. Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe për elemente kriminale nuk do të ketë vend në mekanizmat e zbatimit të ligjit”, ka shkruar Selimi.