In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Arrestohen 4 azilkërkues, lënduan 5 zyrtarë policorë në Magure

me 20 Janar 2021 ora 12:19

U Kopjua

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:40 kanë arrestuar 4 persona, shtetas të huaj azilkërkues nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë.

Të njëjtit kishin tentuar të futen me forcë në qendrën e azilkërkuesve në Magurë.

Me këtë rast, duke tentuar të mos i lejojnë të hyjnë brenda, 5 zyrtarë policorë janë lënduar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të huaj azilkërkues të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë, Lipjan. Gjatë përpjekjeve për mos ti lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor. Si pasoj e rastit zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Kosova.LIVE