Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Arsenali planifikon rikthimin e Gnabryt

me 26 Maj 2022 ora 17:15

U Kopjua

Arsenali raportohet se e dëshiron rikthimin e Serge Gnabryt në skuadër.

E ardhmja e 26-vjeçarit aktualisht është subjekt i shumë spekulimeve, teksa ai ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, transmeton Kosova.LIVE.

Sipas “Bild”, kampioni gjerman i ka ofruar Gnabryt mundësinë për të dyfishuar pagën e tij me një kontratë të re, por lojtari ka rezerva për të rinovuar kontratën e tij pasi nuk është i sigurt nëse do të jetë një lojtar kyç në të ardhmen.

Sipas Christian Falk , Arsenali dëshiron të nënshkruajë me reprezentuesin gjerman, por dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve thuhet se mund t’ia prishë planet klubit nga Londra.

Gazetari gjerman pretendon se “Topçinjtë” mund të presin dhe pastaj të nënshkruajnë me të si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm.

Real Madridi raportohet se është klubi tjetër interesuar për shërbimet e Serge Gnabryt.