In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Arteta synon ta bindë Stones t’i bashkohet Arsenalit

me 14 Janar 2020 ora 10:46

U Kopjua

PRISHTINË | 14 JAN 2020 | Nga KosovaLive

John Stones është vënë nën radarin e Arsenalit, pasi që trajnerit të ri, Mikel Artetas, i pëlqen shumë qendërmbrojtësi i Manchester Cityt.

Mbrojtësi anglez shpreson të luajë më shumë minuta gjatë pjesës së mbetur të sezonit 2019/20 në mënyrë që të ftohet nga Kombëtarja e Anglisë për EURO 2020.

Për këtë arsye ai është i gatshëm ta diskutonte të ardhmen e tij potenciale në Arsenal, qoftë edhe vetëm në formë huazimi. Shpresat e tifozëve të Arsenalit janë të madhe pasi që Stones përfaqësohet nga të njëjtit agjentë si Arteta.

Këtë sezon, Stones ka pasur probleme me lëndime, të cilat kanë ndikuar në formën e tij të dobët. Edhe pse i kanë mbetur edhe vetëm dy vjet në kontratë, Manchester City s’i ka ofruar atij kontratë të re.

Kjo pasi që besohet se trajneri Pep Guardiola e ka humbur besimin te Stones, i cili ka luajtur në vetëm dhjetë ndeshje në Premeirligë këtë sezon.

Arteta e njeh mirë Stonesin nga koha e tij si ndihmëstrajner i Guardiolës në Manchester City dhe është i bindur se ai do ta përmirësonte skuadrën e Arsenalit. /Gazeta Express/