In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Arthur njofton largimin nga Barcelona

me 29 Qershor 2020 ora 15:00

U Kopjua

Arthur Melo e ka njoftuar largimin nga Barcelona dhe kalimin në Juventus para lojtarëve të klubit katalonas gjatë seancës stërvitore të së hënës.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, mesfushori brazilian i ka mbledhur lojtarët në një rreth mëngjesin e sotëm në stërvitje, për t’iu treguar se ka nënshkruar kontratë me Juventusin, transmeton Gazeta Express.

Ai e ka konfirmuar lajmin për të ardhmen e vet dhe u tregoi bashkëlojtarëve nga dy vjetët e fundit se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit aktual.

Mesfushori brazilian e kreu dje testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare me bardhezinjtë.

Vendin e tij në Camp Nou do ta zërë mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, i cili po i bashkohet Barçës pikërisht nga Juventusi.