In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Artisti Muja vlerëson se një numër i shtatoreve janë fyerje për heronjtë

me 30 Nëntor 2020 ora 19:08

U Kopjua

Artisti kosovar, Alban Muja, ka thënë se një numër i madh shtatoresh në vend janë fyerje për heronjtë.

Ai në Express të KTV-së ka thënë se përpos që ka shumë shtatore të punuara në qytetet e Kosovës, një pjesë e madhe e tyre janë të punuara pa ndonjë studim apo ide konkrete. Zëvendësimi i tyre sipas tij, do duhej të bëhej përmes memorialeve që do e paraqiste tërë luftën dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

“Debati për shtatoret në vend është pak i vonshëm. Diskutimi për shtatoret nuk duhet të iniciohet vetëm gjatë muajit nëntor por edhe më herët. Një pjesë e madhe që janë ndërtuar nga 99-ta, besoj që nuk studiuar dhe vlerësuar mirë, që t’i zënë sheshet. Duhet të zhvillohet një diskurs politik i ri lidhur me ketë dukuri”, ka thënë Muja.

Ai tutje ka deklaruar se punimet e shtatoreve duhet ta kenë planin dhe idenë konkrete, duke kaluar përmes filtrave të caktuar profesionalë. Problem e sheh edhe aprovimin e çdo lloj ideje apo skice të shtatoreve.

Duhet të ketë edhe kritere për punimin e monumenteve të tilla dhe jo çdokush që ka mjete financiare, të merret me to. Kosova ka nevojë për diskurs lidhur me shtatoret dhe shumica e shtatoreve të krijuara, duhet të rimodelohen. Ne është dashur të mos fokusohemi në këtë numër të madh të shtatoreve”, ka theksuar tutje Muja.

Çështje primare sipas tij duhet të jetë një juri profesionale, mundësisht e huaj, që do merret me propozimet rreth ideve për shtatore.

“Përpos ideatorëve, në punimin e shtatoreve duhet përfshirë edhe historianët që të ndikojnë në punimet. Artistët janë vetëm një hallkë e punimit të shtatoreve, duhet përfshirë edhe akterë të tjerë”, ka deklaruar Muja tutje.

Konkursi i rregullt, transparent dhe me juri profesionale, do të ishte veprimi i duhur sipas artistit për punimin e shtatoreve anembanë Kosovës.