In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

As Tesla, Nissan e as VW – Renault ka shitur më së shumti vetura elektrike në Evropë këtë vit

me 18 Dhjetor 2020 ora 17:46

U Kopjua

Prodhuesi francez i veturave “Renault”, është pronar i modelit më të kërkuar i veturës elektrike të vitit 2020.

“Renault”-i ka zënë vendin e parë në tregun evropian sa u përket veturave elektrike, ku në përgjithësi ka shitur 95.985 deri në fund të nëntorit.

Përveç kësaj, “Renault Zoe” vazhdon të jetë vetura elektrike më e shitur në Evropë. Këtë vit janë porositur mbi 84 mijë njësi, gati dyfish më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

“Zoe” është vetura më e shitur elektrike në tregjet siç është Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Portugalia.

Që nga prezantimi në Evropë, janë shituar mbi 268 mijë njësi. E “Renault”-i ka edhe një adut shtesë kur bëhet fjalë për veturat elektrike.

“Kangoo Z.E”. është vetura tjetër më e shitur elektrike që u prezantua në vitin 2010. E këtë vit, përkatësisht deri në fund të nëntorit janë regjistruar 8.498 njësi të shitura të saj.

Që nga prezantimi në Evropë, modeli “Kangoo Z.E.” është porositur nga më shumë se 57.595 klientë. E së fundmi “Renault”-i u ka ofruar blerësve edhe një veturë tjetër elektrike: “Twingo Electric”.

Ky model debutoi në fund të shkurtit 2020 dhe deri tani janë shituat 1.760 vetura.